Aktualitet

Goditi kunatin me grushte dhe sende të forta, më pas i dëmtoi mjetin, përfundon në pranga 49-vjeçari në Dhërmi

3 Maj 2021, 11:25 Nga DOSJA
Goditi kunatin me grushte dhe sende të forta, më pas i dëmtoi

DHËRMI– Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi goditi me grushta dhe me sende të forta kunatin e tij për motive të dobëta.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dhërmi pas një konflikti. Arrestimi u bë pasi 42-vjeçari akuzoi dhunën me sende të forta dhe dëmtimin e xhamit të automjetit.

Njoftimi i policisë:

Goditi kunatin dhe më pas i dëmtoi mjetin, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 39-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H. M., 39 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 42 vjeç, banues në Fier, se në fshatin Dhërmi, për motive të dobëta, kunati i tij shtetasi H. M, e ka goditur me sende të forta dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme

(kle.m./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 49 vjeçari ne dhermi arrestohet 49 vjeçari ne dhermi

Sondazh

Poll