Shqipëria heq karantinën për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut
3 Maj 2021, 11:40Nga DOSJA
TIRANË– Shqipëria ka hequr karantinën për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, e cila zgjati rreth dy javë.
Media maqedonase Alsat, shkruan se komiteti i ekspertëve në Tiranë ka marr vendim që të heq plotësisht masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve me karantinë 14 ditore për qytetarët nga Maqedonia dhe Greqia. Nga sonte në mesnatë, hyrja në territorin shqiptar është pa kushtëzime nga pandemia. Duke parë situatën në rajon, kjo masë shtrënguese vetëm për dy shtet fqinje të Shqipërisë zgjati plotësisht dy javë, me vendim të Komitetit të ekspertëve në Tiranë.
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi më 19 prill që të gjithë qytetarët që do të vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut do karantinoheshin për 2 javë, shkak numri i lartë i infeksioneve dhe viktimave që janë shënuar në vendet fqinje. Vendimi i marrë, vetëm 6 ditë nga zgjedhjen anuloi automatikisht votën e mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vendin helen.
(kl.m./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Durrës nga banorët e lagjes 12. Ata kanë dalë në protestë për shtrimin e rrugës. Banorët janë shprehu...
LEZHË– Rruga nacionale Lezhë- Vau i dejës ka pësuar dëmtime pas një pjesë e asfaktit ka rrëshqitur, duke u ktyer në burim aksidenti.Rruga pranë fshat...
TIRANË– Operacioni “Forca e Ligjit” ka pësuar një tjetër goditje, pikërisht me aksionin ndaj Altin Hajrit. Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kër...
TIRANË– Zhvillime të reja lidhur me vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, themeluesi i kompanisë Thodex, në Shqipëri. Sipas mediave turke, Özer pasi ka mbërritu...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim lidhur me vrasjen e ndodhur në Elbasan, vetëm pak ditë para zgjedhjeve, më 21 prill. Beri...