Aktualitet

Rama publikon pamjet nga sheshi “Skënderbej”: Këtë javë vijnë mbi 11 mijë vaksina Pfizer në Shqipëri

3 Maj 2021, 14:08 Nga DOSJA
Rama publikon pamjet nga sheshi “Skënderbej”: Këtë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë javë pritet që në Shqipëri të vijnë mbi 11 mijë doza vaksinazh nga Pfizer. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se tashmë objektivi është që në vendin tonë të vaksinohen 1 milionë persona. 

“Sheshi Skënderbej. Vijojmë papushim tanimë drejt objektivit 1 milion vaksina të kryera. Këtë javë do të mbërrijnë mbi 11 mijë vaksina Pfizer, teksa numri total i vaksinave të ardhura në Shqipëri është mbi 736 mijë,”- shkruan Rama krah postimit.

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë. Aktualisht ka nisur shpërndarja e dozave tek moshat mbi 60 vjeç. Në vendin tonë janë imunizuar bluzat e bardha, janë vaksinuar gazetarë, efektivë policie, mësues e pedagogë. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Maj 2021, 12:46

TIRANË– Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka komentuar rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e pasurisë së pronarit të ‘Golden Resort’. Hoxh...