TIRANË– Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka komentuar rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e pasurisë së pronarit të ‘Golden Resort’. Hoxha shkruan se OFL-ja e arriti qëllimin duke pastruar imazhin e qeverisë para ndërkombëtarëve.
Ndër të tjera, Hoxha shkruan se pronari i kompeksit, Altin Hajri ka qënë mbështetës i një partie në zgjedhje, duke mos dashur që ta tregojë me emër mirëpo e lë të nënkuptohet.
POSTIMI:
Fundi “i lumtur” i një përralle, me OFL!!! E mbani mend OFL(Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, qe nisi nje vit para zgjedhjeve, per ta pastruar qeverine Rama nga akuza me e rende, implikimi i saj me krimin e organizuar??!!E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me buje nga qeveria Rama?!E dini ku u shfaq per here të pare ajo policia bjonde me syze dielli të erreta?!! E mbani mend se nje nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqesia e tij me personazhe te botes se krimit, subjekt i OFL-se, pikerisht me vellezerit Hajri?!!Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es nje nga mbeshtetesit kryesor dhe financues të LSI-se në zonen e Shijakut, ishin vellezerit Hajri?!!E pra, gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak.Tashme OFL-ja e arriti qellimin, e pastroi imazhin e qeverise para nderkombetareve, se lidhjet me krimin e organizuar jane vetem nje fake news i medias dhe i kundershtareve politike. Nderkohe zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.Epo tani, bëjini naftën OFL-së, se nuk i duhet më askujt…Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar per here te fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurre kufoma e tij, tashme rezulton me vendim gjykate, se eshte ndertuar me burime financiare të ligjshme…Kot sa për kuriozitet, po ju bej nje pyetje, të fundit.A e dini, për kë force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se. vazhdonte të ishte në kerkim për rrembimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomes, së Jan Prenges???!!!Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë….
Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuarkërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së pronarit të “Golden Resort”.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamje nga vizita e kryeministrit Edi Rama, dje në qytetin e Vlorës. Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka p...
TIRANË– Shqipëria ka hequr karantinën për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, e cila zgjati rreth dy javë.Media maqedonase Alsat, shkruan se kom...
DURRËS– Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Durrës nga banorët e lagjes 12. Ata kanë dalë në protestë për shtrimin e rrugës. Banorët janë shprehu...
LEZHË– Rruga nacionale Lezhë- Vau i dejës ka pësuar dëmtime pas një pjesë e asfaktit ka rrëshqitur, duke u ktyer në burim aksidenti.Rruga pranë fshat...
TIRANË– Operacioni “Forca e Ligjit” ka pësuar një tjetër goditje, pikërisht me aksionin ndaj Altin Hajrit. Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kër...