Bota

Vetëm kjo është METODË e besueshme! BE do të ekzaminojë ujërat e zeza, kërkon shenja për COVID-19

3 Maj 2021, 06:48 Nga DOSJA
Vetëm kjo është METODË e besueshme! BE do të

Sipas mendimit të Komisionit të BE-së, shtetet anëtare duhet të analizojnë sistematikisht ujërat e zeza për viruset korona për të parandaluar pandeminë e koronës.

“Monitorimi i ujërave të zeza mund të jetë një burim i lirë, i shpejtë dhe i besueshëm informacioni rreth përhapjes së virusit dhe varianteve të tij në popullatë,” tha Komisioneri i BE-së për Mjedisin dhe Oqeanet, Virginijus Sinkevicius, për gazetën “Welt am Sonntag”.

27 shtetet anëtare duhet të “krijojnë sisteme efektive për monitorimin e ujërave të zeza sa më shpejt të jetë e mundur”. Kjo mund të bëhet maksimumi brenda prej gjashtë muajsh.

Metodë efikase për testimin e drogave

Kontrolli i ujërave të zeza është “një koncept i provuar dhe i testuar për mbikëqyrjen e shëndetit publik”. Disa metropole evropiane, për shembull Barcelona, përdorin mostra të ujërave të zeza për të përllogaritur sasinë dhe llojin e konsumit të drogave, shpjegoi Komisioneri i Mjedisit dhe i Oqeaneve.

Analiza e ujërave të ndotura mund të përdoret jo vetëm si sistem paralajmërimi i hershëm. “Nëse në ujërat e zeza nuk zbulohen gjurmë të virusit, kjo mund të jetë një tregues se në zonat e shqyrtuara rreziku duhet të jetë më i ulët,” shtoi Komisioneri i BE.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota pandemia e koronavirusit ujrat e zeza pandemia e koronavirusit ujrat e zeza

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2021, 06:37

ITALI– Koloseu antik Romak do të ketë përsëri një dysheme falë një projekti të ri, hi-tech të shpallur nga ministria e kulturës të Dielën.“Ësht...