Bota

“Përshëndetje o Kadri!”/ I rrethuar nga forca SPECIALE, momenti kur Veseli del nga spitali në Mitrovicë, përshëndet me

3 Maj 2021, 06:33 Nga DOSJA
“Përshëndetje o Kadri!”/ I rrethuar nga forca SPECIALE,

PRISHTINË– Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është liruar me kusht nga Gjykata Speciale e Hagës, ku prej kohësh mbahej si i paraburgosur bashkë më drejtues të tjerë të UÇK-së. Nga mediat e Kosovës, u mësua se Veseli ishte liruar për të vizituar të atin në spital, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte pësuar goditje në tru. 

Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, ish-kryeparlamentari nuk ka pranga në duar, por në çdo cep rrethohet nga forca që e ruajnë. 

Edhe pse me maskë vënë, ai është njohur nga qytetarët dhe përshëndetur nga larg, ndërsa vetë thjesht i ka ngritur dorën. 

“Përshëndetje o Kadri,“-i thotë një qytetar. 

Veseli u lirua i para pas gjashtë muajsh në paraburgim në Hagë, por ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.  Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte që pretendohet se kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni kadri veseli kosova ne hage kadri veseli kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2021, 20:56

Portugalia lehtëson kufizimet për koronavirus

Portugalia ka hapur të shtunën kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit. Ky shtet është ...