Bota

SHBA: Po analizojmë zbutjen e patentave për vaksinat kundër COVID-it

3 Maj 2021, 06:23 Nga DOSJA
SHBA: Po analizojmë zbutjen e patentave për vaksinat kundër

SHBA- Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të gjetur mënyra që të zbusin kufizimet e patentave mbrojtëse për vaksinat e sapo-zhvilluara kundër koronavirusit.

Ky është thelbi: Ne besojmë se kompanitë farmaceutike duhet të ofrojnë vaksina në sasinë e duhur me çmim të bazuar tek kostoja për mbarë botën që të mos krijohen pengesa ndaj vaksinimit kudo në botë,”– tha zoti Sullivan.

Komentet e tij për kanalin televiziv ABC pasojnë presionin nga një grup senatorësh demokratë, të cilët i kanë dërguar letër Presidentit Joe Biden ku i kërkojnë që të trajtojë “me prioritet njerëzit dhe jo kompanitë farmaceutike”.

Ai shtoi se përfaqësuesja tregtare e Shteteve të Bashkuara, Katherine Tai “është e angazhuar në konsultime intensive me Organizatën Botërore të Tregtisë OBT për këtë temë”.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera deri tani kanë bllokuar negociatat përmes Organizatës Botërore të Tregtisë për një propozim të paraqitur nga India dhe Afrika e Jugut për të hequr mbrojtjen që ofron patenta për vaksinat kundër koronavirusit. Kjo do t’u hiqte ekskluzivitetin kompanive farmaceutike që i kanë zhvilluar këto vaksina dhe do të lejonte vende të ndryshme të prodhonin sasitë që u nevojiten.

Kritikët e këtij propozimi thonë se anulimi i patentave mund të dobësojë sigurinë e vaksinave dhe se krijimi i qendrave të tjera të prodhimit do të dëmtonte furnizimin me lëndët e domosdoshme të objekteve ekzistuese të prodhimit.

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota jake sullivan joe biden koronavirusi ne shba vaksinimi ne shba jake sullivan joe biden koronavirusi ne shba vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2021, 20:56

Portugalia lehtëson kufizimet për koronavirus

Portugalia ka hapur të shtunën kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit. Ky shtet është ...