Bota

3 Maj 2021, 06:37 Nga DOSJA

ITALI– Koloseu antik Romak do të ketë përsëri një dysheme falë një projekti të ri, hi-tech të shpallur nga ministria e kulturës të Dielën.

Është një projekt i jashtëzakonshëm,”– tha Ministri i Kulturës Dario Franceschini, duke detajuar planet për të krijuar një dysheme fleksibël për t’u dhënë turistëve një ide më të qartë se si do të dukej arena kur gladiatorët luftuan për vdekje atje.

“Ju do të jeni në gjendje të ecni mbi të dhe të shkoni në qendër të Koloseut, duke e parë atë në të njëjtën mënyrë si vizitorët dikur deri në fund të shekullit të 19-të,”– tha Franceschini.

Sipas Reuters, kati i fundit u hoq nga arkeologët për të marrë një vështrim më të mirë të labirintit të dhomave dhe korridoreve që shtriheshin poshtë arenës. Asnjëherë nuk u zëvendësua plotësisht.

Një firmë inxhinierike italiane, Milan Ingegneria, fitoi kontratën prej 18.5 milion euro për të hartuar dyshemenë e re dhe është zotuar të përfundojë projektin deri në 2023.

Platforma prej druri do të përbëhet nga qindra pllaka që mund të rrotullohen për të sjellë dritë natyrore në dhomat nëntokësore që dikur strehonin gladiatorët dhe kafshët para luftës së tyre vdekjeprurëse.

Colosseum është atraksioni më i njohur turistik i Italisë, që tërheq rreth 7.6 milion vizitorë në 2019, para se të goditej koronavirsi.

E ndërtuar 2,000 vjet më parë, arena prej guri ishte amfiteatri më i madh në perandorinë Romake. Dikur kishte deri në 70,000 vende dhe priste luftime gladiatorësh, ekzekutime dhe gjueti kafshësh. Mund të mbushet gjithashtu me ujë për të rivendosur betejat detare.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dario franceschini koloseu dario franceschini koloseu

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2021, 20:56

Portugalia lehtëson kufizimet për koronavirus

Portugalia ka hapur të shtunën kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit. Ky shtet është ...