Bota

Vizita e Sekretarit Blinken, dëshmi e mbështetjes amerikane për Ukrainën

3 Maj 2021, 06:26 Nga DOSJA
Vizita e Sekretarit Blinken, dëshmi e mbështetjes amerikane për

SHBA– Aktiviteti destabilizues rus kundrejt Ukrainës do të zërë një vend të rëndësishëm në vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit javën e ardhshme në Evropë.

Shefi i diplomacisë amerikane Antony Blinken fillon të hënën vizitën në Evropë, fillimisht në Londër ku do të takohet me homologet e Grupit të Shtatëshes, në përgatitje për takimin e ushëheqësve të G-7 në qershor në Angli. Ministrat pritet të diskutojnë reagimin ndaj sfidave të përbashkëta, përfshirë pandeminë e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike.

Më pas ai shkon në Kiev në një gjest që demonstron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Ukrainës përballë kërcënimeve ndaj sovranitetit nga Rusia.

Zoti Blinken do të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski dhe zyrtarë tjerë të lartë në vend.

Pas disa javë shtimi të përforcimeve që krijuan alarm ndër autoritetet ukrainase dhe Perëndimin, Rusia ka tërhequr trupat nga zona kufitare. Por zhvillimet e fundit kanë krijuar një acarim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe retorikës mes fuqive perëndimore dhe Kremlinit.

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota antony blinken volodimir zelenski antony blinken volodimir zelenski

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2021, 20:56

Portugalia lehtëson kufizimet për koronavirus

Portugalia ka hapur të shtunën kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit. Ky shtet është ...