Aktualitet

Tirana mbushet me ngjyrat e ylberit, LGBT parakalon në Paradën e Krenarisë

18 Maj 2019, 13:18 Nga DOSJA
Tirana mbushet me ngjyrat e ylberit, LGBT parakalon në Paradën e

TIRANE- Aktivistë, qytetarë dhe mbështetës të të drejtave të personave LGBT kanë zhvilluar sot paradën e Krenarisë, një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në muajin maj.  Me pankarta në duar, ata parakaluan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Problem mbetet diskriminimi nga shoqëria, por edhe fakti se familja nuk i pranon këta persona”, -u shpreh një nga aktivistët.

E pranishme në këtë paradë ka qenë edhe avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Me ngjyrat e LGBT në fytyrë, ajo dhe të tjerë aktivistë kanë marshuar për të drejtat e këtij komuniteti.

Shqipëria ka ratifikuar Protokollin me numër 12 të Konventës Europiane për mbrotjen e të drejtave njerëzore dhe lirive fundamentale, për më tepër ajo ka nënshkruar në 2007 Deklaratën e Kombeve të Bashkuara mbi Orientimin seksual dhe Identitetin gjinor.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erinda ballanca parada e lgbti erinda ballanca parada e lgbti

Sondazh

Poll