Aktualitet

3 ditë pas ngjarjes, ‘zgjohet’ policia e Vlorës: I riu plagosi nënën për shkak të gjendjes psikologjike

18 Maj 2019, 10:56 Nga DOSJA
3 ditë pas ngjarjes, ‘zgjohet’ policia e Vlorës: I riu

TIRANE- Policia e Vlorës ka reaguar 3 ditë pasi në Vlorë, një 26-vjeçar ka plagosur me thikë nënën dhe një kamarier.

Dosja.al, ishte e para media që publikoi atë që kishte ndodhur dhe faktin se policia nuk kishte raportuar asgjë për këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.M., 26 vjeç, banues në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë pas konsultimit me Prokurorin, kanë bërë arrestimi i tij, pasi ky shtetas ka plagosur me thikë nënën e tij dhe një shtetas tjetër për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje.

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur para 3 ditësh në Vlorë. Një i ri, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me thikë një kamarier në një bar në Lungomare dhe të ëmën e tij. Pas sulmit, është arratisur. Policia e ka arrestuar pas disa orëve kërkim. Burime: Mund të qëllonte këdo që do t’i dilte përpara.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me thike ne lungomare plagosje me thike ne lungomare

Sondazh

Poll