Aktualitet

U plagosën teksa peshkonin me dinamit, Policia nis procedimin penal ndaj dy peshkatarëve

18 Maj 2019, 11:53 Nga DOSJA
U plagosën teksa peshkonin me dinamit, Policia nis procedimin penal ndaj dy

SARANDË– Pasi u plagosën teksa peshkonin me dinamit, telashet nuk kanë përfunduar për dy të rinjtë. (Lexo këtu)

Policia ka nisur procedim penal ndaj tyre, për shkak të përdorimit të lëndës plasëse. Peshkimi me dinamit në Shqipëri është i ndaluar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë

Policia ka proceduar penalisht dy shtetasit R.Ll dhe M.G., 45 dhe 58 vjeç, me banim në Sarandë. Shërbimet e Policisë Sarandë kanë filluar procedimin penal kundrejt tyre, pasi ditën e djeshme këta shtetas kanë qenë duke ushtruar peshkim të ndaluar me lëndë artizanale shpërthyese (helmuese) në Liqenin e Butrintit. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar lehtë të dy shtetasit në fjalë. Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Peshkim i ndaluar”.

Dy peshkatarët u plagosën për shkak të përhapjes së guralecëve të lumit nga shpërthimi i dinamitit. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhen në spital duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen peshkataret ne sarande policia e sarandes plagosen peshkataret ne sarande policia e sarandes

Sondazh

Poll