Bota

Ende i vuan pasojat e koronavirusit! 24 ditë nën mbikqyrje të mjekëve, Silvio Berlusconi del nga spitali

1 Maj 2021, 16:33 Nga DOSJA
Ende i vuan pasojat e koronavirusit! 24 ditë nën mbikqyrje të

ROMË– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka dalë nga spitali, ku edhe ishte shtruar për rreth 24 ditë. Shkak për shtrimin e tij ishin efektet afatgjata të Covid-19. 84-vjeçari, i cili udhëhoqi tre qeveri italiane ndër vitet 1994 dhe 2011, u shtrua në spital në shtator sapo rezultoi pozitiv. 

Pas hetimit të bërë, rezultoi se ish-kryeministri ishte infektuar në klubin e natës të ish-shefit të ekipit të Formula 1, Flavio Briatore. Pas shtrimit në spital Berlusconi ia doli të kthehej në shtëpi, edhe pse mjekët deklaruan se shumicë e italianëve në gjendjen e tij nuk i mbijetuan dot virusit.

Sidoqoftë, në fillim të prillit, pas një sërë kontrollesh të planifikuara mjekësore, mjekët vendosën ta shtrojnë përsëri në spital për të kryer më shumë teste, në mënyrë që të mbanin nën kontroll efektet anësore. 

(k.m/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota silvio berlusconi silvio berlusconi ne spital silvio berlusconi silvio berlusconi ne spital

Sondazh

Poll