Bota

Bie nga ndërtesa ku punonte në Shkup, vdes 24-vjeçari nga Librazhdi (FOTO+EMRI)

1 Maj 2021, 14:11 Nga DOSJA
Bie nga ndërtesa ku punonte në Shkup, vdes 24-vjeçari nga

MAQEDONI E VERIUT– Një 24 vjeçar shqiptar ka humbur jetën këtë të shtunë në Maqedoninë e Veriut ku ka rënë nga një lartësi duke punuar.

I riu Mirjan Kryeziu nga fshati  Zdranjsh në Librazhd, ka qenë duke punuar në ndërtim në një lagje të Shkupit ku ka rënë nga ndërtesa tre katëshe.

Sipas mediave vendase,  24 vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital por fatkeqësisht ai nuk ka arritur që të mbijetojë.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se i riu shqiptar kishte rreth dy muaj që punonte në Maqedoninë e Veriut.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora mirjan kryeziu vdes shqiptari ne maqedoni mirjan kryeziu vdes shqiptari ne maqedoni

Sondazh

Poll