Bota

“Mallin” e shkëmbente në një bar! Arrestohet shqiptari në Itali, mblidhte klientët tek “streha e tyre e sigur

1 Maj 2021, 14:33 Nga DOSJA
“Mallin” e shkëmbente në një bar! Arrestohet

ITALI– Një 34-vjeçar shqiptar përfundoi në pranga në Terni të Italisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Kjo nuk është hera e parë që shqiptari bie në pranga pasi edhe në të kaluarën ishte raportuar për të njëjtën vepër penale. 

Shqiptari mendohet të ketë përdorur ambjentet publike të një bari në via Lanzi si vendtakim për shpërndarjen e “mallit”, kjo pasi klientët e tij deklaruan se konsumonin kokainë brenda banjës së lokalit. Kjo pasi shqiptari ishte menaxheri i lokalit dhe ua lejonte “favorin”.

Sipas mediave italiane, klientët e rregullt e kishin lokalin si “strehën e tyre e sigurt”, ku ata mund të konsumonin kokainë të pashqetësuar, pasi e kishin blerë po në të njëjtin ambient.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll