Bota

Sindikata kërkoi rritje të rrogës, Albin Kurti reagon në ditën e Puntorëve: Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 25

1 Maj 2021, 15:05 Nga DOSJA
Sindikata kërkoi rritje të rrogës, Albin Kurti reagon në

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se paga minimale në Kosovë do të bëhet 250 euro. Kurti me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se qeveria e tij do të marri masa për sigurimin e çdo vendi pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullta në javë. Njoftimi i kryeministrit Albin Kurti ka ardhur në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, pasi sindikata kërkoi rritje deri në 350 euro.

“Do të krijojmë kushte që mundësojnë dhe lehtësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe do ta përafrojmë tregun e punës me arsimin profesional. Do të punojmë me prioritet për punësimin e grave, të rinjve dhe komuniteteve joshumicë. Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësisve që mund t’u bëhen punëtorëvë në vendet e tyre të punës. Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro, do ta përjashtojmë nga tatimi në të ardhurat pensionale, dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend,”-ka shkruar Kurti.

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni albin kurti dita ndërkombëtare e punëtorëve paga minimale 250 euro albin kurti dita ndërkombëtare e punëtorëve paga minimale 250 euro

Sondazh

Poll