Haradinaj: Nëse Kosova nuk anëtarësohet në OKB dhe NATO atëherë të bashkohemi me Shqipërinë
1 Maj 2021, 15:02Nga DOSJA
KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se nëse Kosovës i pamundësohet anëtarësimi në OKB dhe NATO, duhet të bashkohet me Shqipërinë.
Ai tha se shqiptarët asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të sigurt se tani me prezencën e NATO-s.
“Shqiptarët kurrë në jetë nuk kanë qenë më afër një organizimi të sigurt, çfarë është NATO. Shqipëria është në NATO e ne jemi afër NATO-s, edhe Kosova duhet të jetë në NATO….Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB dhe në NATO, ne duhet të bashkohemi më Shqipërinë”,– theksoi ish-kryeministri.
Sipas Insajder, Haradinaj këto komente i bëri gjatë manifestimit qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku është bërë pajtimi i gjaqeve 22 vite me parë.
Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se dita e pajtimit të gjaqeve është ngjarja më madhështore që i ka ndodhur kombit shqiptar.
“Çdo komb gjatë rrugëtimit tij, në udhëkryqet e tij i ka gjestet më të mëdha historike, e ka përcaktimin që bënë një ngjarje madhështore në vitet e 90-ta, pavarësisht të gjitha ngjarjeve që pasojnë para dhe pas saj. Unë besoj dhe vlerësoj që është ngjarja më madhështore që i ka ndodhur kombit tonë”,- pohoi Ramosaj.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ITALI– Tre qytete u bashkuan nën të njëjtin qiell. Të Premten 30Prill, Ermal Meta është protagonist i një ngjarje speciale të padëgjuar për Italinë, e cila falë...
TURQI– Policia turke arrestoi më shumë se 200 njerëz që po përpiqeshin të mbanin një tubim me rastin e 1 Majit në Stamboll në kundërshtim me një ndalim në...
ITALI– Një 34-vjeçar shqiptar përfundoi në pranga në Terni të Italisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Kjo nuk është hera e parë që s...
IZRAEL– Të krishterët ortodoksë të Dielën e 2 Majit kremtojnë Ringjalljen e Krishtit ose Pashkët. Mijëra besimtarë u mblodhën sot në Varrin e Shenjtë në Jeruzal...
AFGANISTAN- Autobomba në Afganistan vret 30 qytetarë në provincën Logar. Nxënësit e shkollave të mesme janë midis 30 personave të vrarë në një bombë me makinë ...
AFGANISTAN-SHBA ka filluar zyrtarisht tërheqjen e trupave nga Afganistani, duke filluar fundin e asaj që Presidenti Joe Biden e quajti “lufta përgjithmonë...