Bota

Haga ua refuzoi kërkesën për lirim! Ish-gjenerali i UÇK-së tregon prapaskenat: Presidenti kroat është ofruar të jetë ga

1 Maj 2021, 13:49 Nga DOSJA
Haga ua refuzoi kërkesën për lirim! Ish-gjenerali i

PRISHTINË– Kroacia i del zot ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët, për mbrojtje në liri. Lajmi është bërë me dije për mediat e Kosovës, nga Hisen Berisha, ish-gjenerali i UÇK-së në Koshare dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së.

I ftuar në emisionin “A23”, tha: Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje. Kurse përfaqësuesit e institucioneve tona, nuk patën kurajo ta marrin këtë përgjegjësi, sepse edhe nuk ju besojnë.

Gjykata Speciale e Hagës, të premten, ka bërë me dije se ka refuzuar kërkesat e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për lirim me kusht. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte që pretendohet se kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni hisen berisha kosova ne hage hisen berisha kosova ne hage

Sondazh

Poll