Politike

Del bilanci i 24 orëve, shënohen 5 viktima dhe 108 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

30 Prill 2021, 15:32 Nga DOSJA
Del bilanci i 24 orëve, shënohen 5 viktima dhe 108 raste të reja

SHQIPËRI– 2 mijë e 394 viktima, 19 mijë e 353 të infekuar aktivë dhe 109 mijë e 338 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vend që nga nisja e pandemisë. Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe pesë viktima.

Konkretisht 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mati, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç nu kia kanë dalë dot t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 108 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19

Statistika (30 Prill 2021)
Raste të reja ditore 108
Të shëruar në 24 orë 732
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2808

Testime totale 635,709
Raste pozitive 131,085
Raste të shëruara 109,338
Raste Aktive 19,353
Humbje jete 2,394

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15696
Fier 1391
Durrës 304
Shkodër 512
Korçë 378
Gjirokastër 292
Vlorë 261
Elbasan 129
Kukës 115
Dibër 102
Berat 103
Lezhë 70

(f.m/dosjaa.l)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll