Politike

‘Rama ka qenë më transparent me mua’/ Nard Ndoka lëshon “bombën”: Fajësoj veten që i besova verbë

30 Prill 2021, 15:06 Nga DOSJA
‘Rama ka qenë më transparent me mua’/ Nard Ndoka

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në Top Talk, jep bilancin e partisë së tij, nga këto zgjedhje, ku garoi krah Aleancës për Ndryshim. PDK doli me një rezultat të ulët në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk nxori asnjë deputet. Sipas Ndokës, koalicioni me Bashën ishte dështim.

“Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën. Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej me aleatët”.

I pyetur nga gazetari, Denis Dyrnjaja, nëse “fajëson më shumë veten apo Bashën”, ai përgjigjet: “Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin opozitën mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, ndërkohë që Basha po ecte në fushë të gabuar”.

Ndoka flet dhe për bashkëpunimet me të dyja partitë kryesore dhe midis Bashës e Ramës veçon këtë të fundit .

“Rama me mua ka qenë më transparent, Basha ishte një dështim në karrierën time,”– tha Ndoka.

Marrë nga Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike nard ndoka zgjedhjet 25 prill 2021 nard ndoka zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 12:28

‘Suksesi elektoral’ i të riut Rakipi i dedikohet babait të tij, një biznesmen i zgjedhur fillimisht deputet në Elbasan në vitin 2013 për Partinë Drejtësi, Integ...

Politike 30 Prill 2021, 11:58

TIRANË– Lefter Koka ka reaguar pas fitores së mandatit të deputetit në Durrës. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Koka shkruan se nuk gjen dot fj...