Politike

Ngeli jashtë parlamentit, Majko reagon me fjalët e të atit: 19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport! Fushatën për numr

30 Prill 2021, 15:23 Nga DOSJA
Ngeli jashtë parlamentit, Majko reagon me fjalët e të atit: 19-ta

TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka bërë reagimin e parë pasi zgjedhjet e 25 prillit e lanë jashtë parlamentit. Përmes një statusi në Facebook, Majko duket sikur paralajmëron largimin nga vendi, pasi shkruan: Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!”.

Përsa i përket fushatës, Ministri Majko shton se për numrin e tij personal e kishte lënë në vend të dytë duke u marrë me numrin 12 të Partisë Socialiste dhe se rezultati ishte ky.

Statusi i plotë:

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim! Pandi. Tiranë 30 Prill 2021.

Pandeli Majko ishte në vendin e 19 në listën e PS-së në Tiranë dhe mori 8780, duke mos e thyer dot herësin për të çarë listën dhe për të shkuar në Parlament.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike pandeli majko zgjedhjet 25 prill 2021 pandeli majko zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 12:28

‘Suksesi elektoral’ i të riut Rakipi i dedikohet babait të tij, një biznesmen i zgjedhur fillimisht deputet në Elbasan në vitin 2013 për Partinë Drejtësi, Integ...