Bota

Katastrofë! Morën pjesë në festivalin fetar në Izrael, 44 persona ndërrojnë jetë në turmë, dhjetra të plagosur

30 Prill 2021, 05:38 Nga DOSJA
Katastrofë! Morën pjesë në festivalin fetar në Izrael,

IZRAEL– 44 persona kanë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pas një përplasje që ndodhi gjatë një festivali fetar në veri-lindje të Izraelit.

Shërbimi kombëtar i emergjencave Magen David Adom (MDA) tha se dhjetëra të tjerë ishin plagosur në festivalin Lag B’Omer, rrëzë malit Meron. Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi këtë ngjarje si një “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për viktimat. Zyrtarët e urgjencës thanë se 103 persona janë të plagosur ku 38 prej tyre paraqiten në gjendje kritike.

Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa dhjetëra mijëra hebrenj ultra-ortodoksë u mblodhën në varrin Galile të urtarit të shekullit të 2-të Rabbi Shim Bar Yochai për përkujtimet vjetore të Lag B’Omer që përfshijnë lutje gjithë natën, këngë mistike dhe valle.

Mediat e huaja raportojnë se dhjetëra mijëra persona morën pjesë në këtë festival duke e bërë atë ngjarjen më të madhe në Izrael që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota humbin jeten 44 persona ne izrael izrael humbin jeten 44 persona ne izrael izrael

Sondazh

Poll