“Serbia duhet të normalizojë veten fillimisht”/ Kurti në Parlamentin Evropian: Kosova në dialog me Beogradin duhet të u
29 Prill 2021, 17:12Nga DOSJA
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Bruksel ka mbajtur një takim në Parlamentin Evropian ku dhe ka sqaruar objektivat e Kosovës për dialogun me Serbinë. Gazeta Ekspress shkruan se Kurti gjatë fjalës së tij, u ka thënë eurodeputetëve se dialogu me Serbinë nuk do të neglizhohet. Kurti tha se Serbia fillimisht duhet që të normalizojë veten, pasi po akuzon për formimin e Shqipërisë së Madhe, ndërkohë që vetë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, po kërkon që të bëjë Serbinë e Madhe. Kurti gjithashtu në Parlamentin Evropian tha se Kosova në dialog me Serbinë duhet që të ulet si palë e barabartë.
“Ne kemi fituar me sloganin punë dhe drejtësi, në mes të pandemisë COVID-19, do të thotë këto janë prioritetet kyçe, nuk neglizhojmë dialogun me Serbinë. Duam normalizim me Serbinë por normalizimi nuk mund të jetë në dëm të normalizimit të interesave tona. Serbia ka nevojë për normalizimin e vet. Ne duhet të bëjmë normalizim të marrëdhënieve dhe normalizim të vendeve tona. Shqipëria e Madhe ka ekzistuar për ca vjet në luftën e dytë botërore, Serbia po na akuzon neve për Shqipërinë e Madhe duke tentuar ta bëjë Serbinë e Madhe. Po ta shihni shpërbërjen e Jugosllavisë dhe atë të Bashkimit Sovjetik janë të ngjashme pasi dyjat pas shpërbërjes janë shpërndarë sikur oktapodët me tentakula, Serbia me Republikën Serbe në Bosnje, partitë pro serbe në Mal të Zi, strukturat paralele në Kosovë dhe Kishën Ortodokse në Maqedoninë e Veriut.
Detyrimi im që të mbrojë pavarësinë e Kosovës, ne jemi për dialog por për një dialog të mirë përgatitur dhe me parime. Së pari është pranimi i realitetit, pavarësia e Kosovës në bazë të Pakos së Ahtisaarit ka qenë kompromis, hapja e kësaj pakoje do të thoshte hapje e listës së dëshirave e shtytjeve që do të qonin në pasoja të padëshirueshme. Parimi i dytë është që Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe krimet dhe gjenocidin që ka kryer për të cilin NATO është dashur ta bombardojë regjimin e Beogradit, edhe pas luftës në Kosovë, qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviqi. Parimi tretë është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi të barabartë, Kosova nuk është çështje por palë në dialog kjo duhet të kuptohet para çdo takimi. Çështja e parë që duhet të zgjidhim është fati i të pagjeturve, nëse nuk bëjmë përparim në këtë temë vështirë që mund të bëjmë përparim në fusha tjera“, tha Kurti.
INDI-Një dasmë e pazakontë është zhvilluar në Indi ku një çift nuk pranoi të anulonte dasmën e tyrë për shkak të Covid 19 dhe e zhvilloi atë dukë respekt...
TAILANDË-Nje burrë i quajtur Niwat Chankaew, i ka vënë flakën me koktejl Molotov makinës së ish gruas së tij Pattarapond Kongsidee 25 vjeçe, teksa a...
SHBA– Kauza e Vjosës tashmë ka bërë jehonë edhe jashtë Shqipërisë por së fundmi kjo kauzë është mbështetur edhe nga Ëetransfer ,rrjeti që përdoret për tra...
BRUKSEL-Gjatë takimit të sotëm që u zhvillua mes Përfaqësve të Lartë të BE-së, Josep Borell dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në pamundësi të shtrëngimi...
PRISHTINË– Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për Gazetën Express se Kryeministri Albin Kurti do të udhëheq dialogun me ...
KOLUMBI– Një mësues fizike në Kolumbi përvec mësimit i ka falur studentëve dhe një skenë ‘hot’ me gruan e tij.Pas mësimit, ai ka vendosur fytyrën në gjoksin e b...
BRITANI– Dukesha dhe Duka e Kembrixhit bëjnë 10 vite që nga koha kur u kapën përdore dhe dolën nga Pallati i Buckinghamit për të festuar muajin e tyre të ...
KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret...
BRUKSEL– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha se nuk po e neg...