Bota

“BE qëndron pranë Kosovës”/ Varhelyi: Diskutova me Kurtin për rëndësinë e rifillimit të dialogut me Kosovën

29 Prill 2021, 18:22 Nga DOSJA
“BE qëndron pranë Kosovës”/ Varhelyi: Diskutova me

BRUKSEL- Komisioneri i BE-së për fqinjësi, Oliver Varhelyi është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Bruksel. Në një postim në Twitter, Varhelyi shkruan se gjatë bisedës me Kurtin diskutuan për rëndësinë e reformave, si dhe për rifillimin e dialogut me Beogradin. Varhelyi gjithashtu shkruan se BE do t’i qëndrojë gjithmonë në krah të Kosovës, në luftën kundër Covid-19, duke i siguruar vaksina.

“Diskutim i mirë dhe i hapur me Kryeministrin Albin Kurti. Nënvizoi rëndësinë e përparimit të axhendës së reformave evropiane dhe rifillimin e dialogut  me Beogradin. BE qëndron pranë Kosovës në luftën kundër pandemisë Covid-19, duke siguruar mbështetje dhe vaksina,” shkruan Varhelyi.

Good & open discussion with Prime Minister @albinkurti. Underlined importance of taking forward European reform agenda & of resumption of #EU facilitated dialogue with Belgrade. EU stands by #Kosovo in the fight against #COVID19 pandemic, providing support & vaccines. pic.twitter.com/hNZeWSwdGS

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 29, 2021

LAJMI KRYESOR: Albin Kurti vizitë zyrtare në Bruksel, konfirmon pjesëmarrjen në takimin e 11 Majit dhe zotohet për angazhimin e dialogut Kosovë-Serbi

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti ne bruksel olivér várhelyi albin kurti albin kurti ne bruksel olivér várhelyi

Sondazh

Poll