Bota

Josep Borell ngatërrohet dhe përshëndet në mënyrë të çuditshme Albin Kurtin, kryeministri i mban lojën

29 Prill 2021, 15:03 Nga DOSJA
Josep Borell ngatërrohet dhe përshëndet në mënyrë

BRUKSEL-Gjatë takimit të sotëm që u zhvillua mes Përfaqësve të Lartë të BE-së, Josep Borell dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në pamundësi të shtrëngimit të duarve, përshëndetja misid tyre u bë në një mënyrë të çuditshme

Borelli duke tentuar ta përshëndeste Kurtin me bërryl u ngatërrua dhe e përshëndeti me grusht në mënyrë të përsëritur teksa Kurti u hutua dhe u mundua t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë.

Kryediplomati Borell dhe Kurti u takuan sot në Bruksel pas vizitës dy ditore që kryeministri Kosovar po kryen në Bruksel.

 

Borelli i tha Kurtit pas përfundimit të takimit se alternativa e vetme është dialogu me Serbinë.

“Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka alternativë tjetër. Duke arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra për ta marrë perspektivën evropiane. Prandaj për këtë unë e inkurajova Z.Kurti që të përfshihet në këtë çështje”, tha Borrell.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti josep borell albin kurti josep borell

Sondazh

Poll