Bota

FRIKSHME! Po flinte me të dashurin në makinë, ish-burri hakmerret dhe i vë flakën mjetit, 25-vjeçarja shpëton mrekullisht

29 Prill 2021, 16:09 Nga DOSJA
FRIKSHME! Po flinte me të dashurin në makinë, ish-burri hakmerret

TAILANDË-Nje burrë i quajtur Niwat Chankaew, i ka vënë flakën me koktejl Molotov makinës së ish gruas së tij Pattarapond Kongsidee 25 vjeçe, teksa ajo po flinte aty bashkë me të dashurin e saj.

Sipas The Sun, ai e kishte gjurmuar ish gruan e tij dhe kamerat e sigurisë tregojnë së ai i ka vënë zjarrin automjetit e më pas është larguar me zemër të thyer nga vendi i ngjarjes.

Nga pamjet filmike të kamerave 25 vjeçarja, shihet që del për të shpëtuar, me disa djegie të vogla, së bashku me të dashurin e saj të ri.

Me vone gruaja tha në polici se kishin ndaluar në pikën e karburantit teksa po udhëtonin për të shpërndarë fruta e perime, kur ndodhi incidenti.

“Ai është ish-burri im. Kemi një fëmijë bashkë po unë u detyrova ta lija pasi mësova se shpërndante droga. Unë u shokova. U përpoqa të mbaja një marrëdhënie të mirë me te dhe besoja se kishim mirëkuptim. Nuk e di se çfarë e shtyu ta bënte këtë. Ne i mbuluam vetë kostot prej 170,000 baht ($4500) për riparimin. Në incident humbëm dhe pjeprat që do të shpërndanim, vlera e të cilëve arrinte në 50,000 baht.”- tha Kongsidee.

Niwat tha nga ana e tij: “Zemra ime është ende e thyer. I kisha thënë asaj të mos vinte në zonën Nakhon Si Thammarat derisa ta merrja veten. Ajo më mori mua gjithçka dhe tani ia jep një personi tjetër. Unë nuk u fsheha nga policia. Jam gati të shkoj në burg por ajo duhet të më paguajë ato që më detyrohet”.

Policia Tailandeze po punon ende mbi çështjen.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota i ve flaken makinws ku po flinin ish gruaja me te dashurn niwat chankaew pattarapond kongsidee tailnde i ve flaken makinws ku po flinin ish gruaja me te dashurn niwat chankaew pattarapond kongsidee tailnde

Sondazh

Poll