Aktualitet

Aksident në Kamëz, 22-vjeçari përplas të moshuarin me makinë, 60-vjeçari humb jetën në vend

29 Prill 2021, 19:44 Nga DOSJA
Aksident në Kamëz, 22-vjeçari përplas të moshuarin me

KAMËZ- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku një 22-vjeçar ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:10, ku një 22-vjeçar me iniciale K.K ka aksidentuar personin me iniciale H.A. Pas aksidentit 22-vjeçari është shoqëruar në polici, ndërkohë që grupi hetimor është ende në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.  

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha” në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar  këmbësorin shtetasin H. A., rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kamez aksident ne kamez

Sondazh

Poll