Politike

Dështoi në zgjedhjet e 25-prillit, Jozefina Topalli braktis partinë e saj

29 Prill 2021, 16:13 Nga DOSJA
Dështoi në zgjedhjet e 25-prillit, Jozefina Topalli braktis

TIRANË– Jozefina Topalli ka ‘braktisur’ partinë Lëviza oër Ndryshim me të cilën garoi në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk mori asnjë mandat.

Në një status në rrjetet sociale, Topalli shkruan se ka vendosur që të largohet nga drejtimi i partisë, duke e lënë pjesën tjetër të strukturave që të vazhdojnë rrugën e tyre. 

“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje. Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare,”- shkruan Topalli.

Partia Lëvizja për Ndryshim mori vetëm 0.45 % të votave (7049), ndërsa vetë Topalli arriti të merrte 496 vota në tre qarqe.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike jozefina topalli levizja per ndryshim zgjedhjet 25 prill 2021 jozefina topalli levizja per ndryshim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll