Politike

Ministrja Evis Kushi pranon propozimin e Komitetit Teknik: Javën tjetër hapen shkollat

29 Prill 2021, 15:52 Nga DOSJA
Ministrja Evis Kushi pranon propozimin e Komitetit Teknik: Javën

TIRANË– Ministria e Arsimit ka shqyrtuar dhe ka pranuar propozimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilët sot propozuan që të rihapeshin shkollat pas një periudhe të gjatë që mësimi është ndjekur online për shkak të pandemisë.

Në një video-mesazh në Facebook, Kushi tha se javën tjetër, duke nisur nga e hëna, të gjithë nxënësit do të mund të kthehen në klasat e tyre, sigurisht nën zbatimin e rregullave të vendosura nga Komiteti Teknik për mospërhapjen e Covid-19.

 

Statusi i Kushit:

JAVËN TJETËR RIHAPEN SHKOLLAT: Deri këtu ia kemi dalë me sukses vetëm falë bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe solidaritetit që treguam për njëri-tjetrin

Duke njoftuar me kënaqësi hapjen e rrugës për rikthimin e të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve në shkolla, mbetet absolutisht e domosdoshme që të mos harrojmë, se lufta që po fitojmë ende nuk ka mbaruar Prandaj suksese në këtë fundvit shkollor të gjithëve dhe një apel për të gjithë, që të vazhdojmë të respektojmë rregullat për t’ia dalë deri në fund.

Sot, Komiteti Teknik i Ekspertëve propozoi që nxënësit e arsimit parauniversitar të kthehen në shkolla, duke ‘braktisur’ kështu edhe skenarin e kombinuar të mësimit me turne.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike evis kushi komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi evis kushi komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll