Bota

Profesori harron të fikë kamerën pas mësimit në Zoom/ Nxënësit shohin skenën ‘hot’ mes tij dhe gruas

29 Prill 2021, 13:40 Nga DOSJA
Profesori harron të fikë kamerën pas mësimit në Zoom/

KOLUMBI– Një mësues fizike në Kolumbi përvec mësimit i ka falur studentëve dhe një skenë ‘hot’ me gruan e tij.

Pas mësimit, ai ka vendosur fytyrën në gjoksin e bashkëshortes dhe e ka puthur atë, i pavetëdijshëm se kamera e kompjuterit të tij ishte e hapur dhe nxënësit u bënë dëshmitarë të skenës intime.

Ruben Dario Parra Zuleta e puthi gjoksin e bashkëshortes së tij gjatë orës mësimore. Sjellja e mësuesit u incizua nga një nxënëse që ishte e lidhur në Zoom dhe më pas i shpërndau pamjet në rrjetet sociale.

Shkolla pranoi se mësuesi i saj është sjellë në mënyrë jo të duhur para nxënësve ndërsa ësuesi kërkoi falje për veprimin e tij, duke thënë se ka bërë një gabim serioz pa e ditur se kamera ka qenë duke incizuar në atë kohë.

Incidentet me aplikacionin Zoom janë bërë mjaft të shpeshta gjatë pandemisë, pasi njerëzit aksidentalisht po shfaqin më shumë sesa kanë për qëllim. Vitin e kaluar, një politikan argjentinas u detyrua që të jepte dorëheqje nga kuvendi pasi u incizua duke bërë një veprim të ngjashëm me atë të mësuesit nga Kolumbia.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota harron kameren profesori ne kolumbi skena hot harron kameren profesori ne kolumbi skena hot

Sondazh

Poll