Politike

Hetim për të gjithë shkelësit në zgjedhje, ambasadorja Kim në krah të kryeprokurorit Çela: Hetuesit të bëjnë punën e

29 Prill 2021, 15:41 Nga DOSJA
Hetim për të gjithë shkelësit në zgjedhje, ambasadorja

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dalë në krah të kryeprokurorit Olsian Çela, i cili ka kërkuar hetim nga të gjithë vartësit e tij për çdo denoncim të bërë lidhur me krimin zgjedhor.

Deklarata e tij është ripostuar nga ambasadorja Kim, e cila ka bërë me dije se edhe Amerika e mbështet fuqimisht thirrjen e kryeprokurorit, duke kërkuar punë nga hetuesit. Edhe njëherë, thirrjen e saj Kim e ka mbyllur me fjalinë: Askush nuk është mbi ligjin!

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve elektorale. SHBA e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin,”-shkruan Kim.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll