Politike

Dështim pas dështimi! Tradhëtuan ‘ish-mentorët’ dhe u futën në Parlament, kush janë deputetët që s’morën asnjë

29 Prill 2021, 14:51 Nga DOSJA
Dështim pas dështimi! Tradhëtuan ‘ish-mentorët’

TIRANË– Kandidatët për deputetë të cilët u cilësuan dhe si tradhëtarë pasi pranuan mandatit e deputetit në momentin që Partia Demokratike dhe ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim u vetë përjashtuan nga Kuvendi, treguan se nuk kishin mjaftueshëm ‘fuqi’ për tu rikthyer në ulëset e Parlamentit.

Konkretisht: Kujtim Gjuzi; Rudina Hajdari; Kostaq Papa; Halit Valteri; Edmond Stojku; Myslym Murrizi; Andi Përmeti; Nimet Musai të cilët garuan në zgjehdjet e 25 prillit me parti të reja, dështuan në marrjen e votave dhe nuk fituan asnjë mandat.

Edhe pse Gjuzi, Shtjefni, Jenishehri dhe Papa u bashkuan në koalicionin ‘Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët’, arritën të merrnin vetëm 0.09% të votave (1377), duke mos hyrë në parlament.

Dështimin tjetër e kishin personal, pasi listat e hapura zbuluan se sa persona dëshironin që personat e mësipërm të shkonin në parlament.

Konkretisht Hajdari mori vetëm 517 vota, Halit Valteri që pranoi të futej në listën e PS-së mori 2146 vota; Nimet Musaj mori 2058 dhe Edmond Stojku 312.

Katër të tjerët morën përkatësisht Zef Shtjefni 12; Selami Jenishehri 11; Kostaq Papa 10 dhe Kujtim Gjuzi 2 vota. Këtë të fundit e la pas edhe kandidatja në listën e tij, Anita Dervishi, e cila mori katër vota.  

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andi përmeti edmond stojku halit valteri kostaq papa kujtim gjuzi myslym murrizi nimet musaj rudina hajdari andi përmeti edmond stojku halit valteri kostaq papa kujtim gjuzi myslym murrizi nimet musaj rudina hajdari

Sondazh

Poll