Politike

‘Atë 19-ën ku ta kesh!’/ Kush është Pandeli Majko, ‘senatori’ socialist që nga ministër humbi karr

29 Prill 2021, 13:35 Nga DOSJA
‘Atë 19-ën ku ta kesh!’/ Kush është Pandeli

TIRANË- Ish-kryeministri i vendit, Pandeli Majko nuk do të jetë deputet i legjislaturës së re të Kuvendit. I vendosur në vendin e 19-të në listën e Partisë Socialiste të Tiranës, Pandeli Majko nuk ka arritur që të kapë numrin e mjaftueshëm të votave personale për të thyer herësin, duke humbur postin si deputet.

Ministri i Diapsorës lindi në Tiranë, më 15 nëntor 1967 në Tiranë, e ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe atë të Drejtësisë. Karriera e tij politike nisi si kryetar i Forumit Rinor të PS, nga viti 1992-1995 për t’u bërë më pas njeriu më i rëndësishëm i vendit në kohë të vështira.

Përgjatë viteve 1998-1999, Majko mori postin e kreut të qeverisë, të cilin e rimori për 8 muaj edhe në vitin 2002. Duke luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës së Kosovës dhe bombardimeve të NATO-s në Serbi për të sjellë fundin e përplasjeve. 

Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste në vitin 2013, Majkos iu besua detyra si ministër i Diaporës, me ‘misionin’ për të mundësuar votën e emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të vendit. Por nuk ia doli! Në përballje me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, emigrantët nuk arritën të votonin. 

Ndërsa kryeministri Edi Rama, mendonte në seli, strategjinë sesi të merrte maksimumin e mandateve në çdo qark, duke vënë në zonën e rrezikut veten dhe socialistët e tjerë. Të gjithë “senatorët”, veç Erion Braçes, u vunë në rreziku por e pësoi vetëm Majko. Fatmir Xhafaj, Gramoz Ruçi dhe vetë Rama ia dolën që të bënin një vend për vete. 

Po si e komentonte asokohe vendin e caktuar nga Rama në listë?

Një nga logot rezervë të fushatës, kam ‘atë 19 ku ta kesh!’. Sa më shumë të punosh aq më shumë taksohesh, si taksa progresiste,”-thoshte Majko.

Deri më tani nuk ka asnjë koment nga vetë Majko lidhur me lënien jashtë Kuvendit pas një jete në politikë. Veçse këtë herë nuk mund të përdorë me justifikimin e dhëmballës…

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike pandeli majko votat e kandidateve 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 pandeli majko votat e kandidateve 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll