Bota

Dita e dytë e vizitës së Kurtit në Bruksel, kryeministri mban fjalim në Parlamentin Europian: Dialogu me Serbinë të fillo

29 Prill 2021, 12:36 Nga DOSJA
Dita e dytë e vizitës së Kurtit në Bruksel, kryeministri

BRUKSEL– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar ditën e sotme takimet në Bruksel. Kurti në Bruksel është takuar ke komisionerin për fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi, të cilët kanë folur për rëndësinë e dialogut me Serbinë. 

Pas Varhelyi, Kurti ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropianë, ku kryeqendra e fjalimit ishte dialogu me Serbinë. Kurti ka sqaruar objektivat e Kosovës për dialogun me Serbinë, dhe u ka thënë eurodeputetëve se dialogu me Beogradin nuk do të neglizhohet. Kurti në fjalën e tij, tha se Serbia fillimisht duhet që të normalizojë veten, pasi po akuzon për formimin e Shqipërisë së Madhe, ndërkohë që vetë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, po kërkon që të bëjë Serbinë e Madhe. Ndërkohë që një nga kushtet për dialogun, Kurti thekësoi se Kosova duhet që të ulet si palë e barabartë në tryezën e diskutimeve.  

Ndërsa si datë për fillimin e dialogut Kurti tha se duhet që të vazhdojë në qershor. Për muajin Maj, i cili ishte paralajmëruar si mundësi e mundshme për fillimin e dialogut, Kurti tha se është i papërshtatshëm, për shkak të angazhimeve të tjera që ka qeveria e tij. Në lidhje me caktimin e datës së fillimit të dialogut Kurti kërkoi një aprovim nga Serbia.

(I.A;d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti ne bruksel besnik bislimi donika gërvalla-schwartz albin kurti ne bruksel besnik bislimi donika gërvalla-schwartz

Sondazh

Poll