Bota

Borell-Kurtit: S’ka rrugë tjetër përveç dialogut, keni marrë besimin për ta shtyrë Kosovën drejt BE-së

29 Prill 2021, 12:25 Nga DOSJA
Borell-Kurtit: S’ka rrugë tjetër përveç dialogut,

BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha sot pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se i ka thënë këtij të fundit se s’ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë.

Borrelll tha se s’ka datë të përcaktuar për takimin Kurti-Vuçiç, por shtoi se janë marrë vesh që të vazhdohet ky proces.

Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka alternativë tjetër. Duke arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra për ta marrë perspektivën evropiane. Prandaj për këtë unë e inkurajova Z.Kurti që të përfshihet në këtë çështje”,- tha Borrell.

Sipas Express, Ai tha se dialogu “është një nga çështjet më të rëndësishme që e diskutuam”. Ai gjithashtu ia përmendi Kurtit besimin e madh që e mori nga qytetarët në zgjedhjet e fundit parlamentare. Borrell tha se qytetarët i besuan atij për ta shtyrë Kosovën drejt BE-së.

“Një person kur e merr një mandat kaq të fortë nga qytetarët, do të thotë se ata po ta ofrojnë një mundësi për ta shtyrë Kosovën drejt Bashkimit Evropian, standardeve evropiane dhe ne shpresojmë që ju do ta shfrytëzoni këtë mundësi”,- tha Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nisi sot ditën e dytë të takimeve zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë që kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministrat, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Albin Kurti vizitë zyrtare në Bruksel, përveç dialogut politik tema diskutimi do të jenë dhe bashkëpunimi në fushat e ekonomisë dhe financave

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti ne bruksel dialogu kosove-serbi josep borrell albin kurti ne bruksel dialogu kosove-serbi josep borrell

Sondazh

Poll