Politike

Kancelari austriak uron Ramën për mandatin e tretë: Mbështesim perspektivën e Shqipërisë në BE

29 Prill 2021, 12:48 Nga DOSJA
Kancelari austriak uron Ramën për mandatin e tretë:

AUSTRI– Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë ne zgjedhjet e 25 prillit.

Në një shënim në Tëitter, Kurz shkruan se Austria mezi pret të forcojë më tej marrëdhëniet për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE dhe për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit.

Mesazhi i kancelarit:

Urime Edi Ramës për fitoren e zgjedhjeve parlamentare përsëri. Austria pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë COVID19 dhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit

Kanë qenë të shumtë politikanët e huaj që kanë uruar kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve, mes tyre Erdogan, Mitsotakis, Emanuel Macron, An Lman, Zingraf, Norman etj.

(kle.mu./dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kurz uron ramen sebastian kurz zgjedhjet 25 prill 2021 kurz uron ramen sebastian kurz zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll