Bota

Kurti në takim me Lajçak: Dialogu duhet ta njohë realitetin dhe të vërtetën

29 Prill 2021, 11:58 Nga DOSJA
Kurti në takim me Lajçak: Dialogu duhet ta njohë realitetin dhe

BRUKSEL-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Bruksel me emisarin special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, Kurti ka thënë se me Lajçak ka zhvilluar një takim konstruktiv me ndërmjetësin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Unë rikonfirmova që dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Duhet të pranojë realitetin dhe të vërtetën, të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja”– ka shkruar Kurti.

Constructive discussion with EUSR @MiroslavLajcak.
I reaffirmed that dialogue must be principled and well prepared. It must accept the reality and the truth, be equal and address unresolved issues, not create new ones. pic.twitter.com/ACGMZFI0tN

— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2021

Në kuadër të vizitës zyrtare të tij në Bruksel, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, delegacioni kosovar po ashtu është pritur më herët në takim nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Kurti dhe ekipi tij janë pritur gjatë ditës edhe nga komisionerë të BE-së nga fusha të ndryshme.

(D.A/DOSJA.AL)

Lajmi kryesor/ Albin Kurti vizitë zyrtare në Bruksel, përveç dialogut politik tema diskutimi do të jenë dhe bashkëpunimi në fushat e ekonomisë dhe financave

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi miroslav lajčák albin kurti dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll