Aktualitet

Krim në familje! 26-vjeçari vret me thikë vëllanë në Dibër, një vit më parë dhunoi të atin, policia në ndjekje të t

29 Prill 2021, 06:08 Nga DOSJA
Krim në familje! 26-vjeçari vret me thikë vëllanë

DIBËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një familje në Dibër. Një 26-vjeçar ka goditur me thikë të vëllain pas një sherri për motive të dobëta. 26-vjeçari Florian Tonuzi, është autori që ka qëlluar me thikë vëllanë Benard Tonuzi, 23 vjeç, i cili humbi jetën në spital. Bëhet e ditur se autor i ngjarjes, një vit më parë ka rrahur edhe babain e tij, ngjarje për të cilin është dënuar me burg.

Si ndodhi ngjarja?

26-vjeçari Florian Tonuzi dhe vëllai i tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi, kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi, me makinën e tyre, ku autori ka qenë në timon dhe vëllai i vogël në vend të parë. Kur kanë mbërritur në shtëpi, djemtë i kanë thirrur babait që t’iu hapte portën. Ky i fundit ka dalë jashtë, iu ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike. 26-vjeçari e ka qëlluar vëllanë e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet benard tonuzi florian tonuzi ngjarja ne diber vellai vret vellane ne diber benard tonuzi florian tonuzi ngjarja ne diber vellai vret vellane ne diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2021, 10:03

VLORË– Një dëshmitare ka treguar gjithë çfarë ka parë dhe dëgjuar nga grabitja e argjendarisë në qytetin e Vlorës. Një banore e zonës ka treguar se ...