Hyri me armë gjahu dhe grabiti florinj! Policia jep DETAJE nga vjedhja e argjendarisë në Vlorë, pranga 18-vjeçarit (EMRI)
29 Prill 2021, 09:51Nga DOSJA
VLORË– Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para lidhur me grabitjen e argjendarisë së ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Zyrtarisht është mësuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në argjendarinë në pronësi të E. H. Brenda në biznes kishte hyrë një person, i cili me një armë gjahu ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar. Vetëm pak metra larg vendit të krimit, Policia ka prangosur 18-vjeçarin Martin Kapllanaj.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vlorë
Vodhi nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë. Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
VLORË– Policia e Shtetit ka arrestuar një prej autorëve të grabitjes së argjendarisë, paraditen e sotme në Vlorë. Në foton e mëposhtme duket qartë arma tip...
TIRANË– Protestë për dorëheqjen e Lulzim Bashës është zhvilluar dhe ditën e sotme në Tiranë, përballë selisë së PD-së.Një simpatizant i të djathtës, i revo...
DIBËR– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi tragjik brenda familjes në Maqellarë të Dibrës, ku vëllai vrau me thikë vëllanë e tij më të vogël.26-vje...
VLORË– Grabitje me armë zjarri në Vlorë! Rreth orës 11:00 të paradites së sotme, një person i maskuar me me syze dhe kapele ka hyrë brenda një argjendarie ...
TIRANË- Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi po tentonin që të kalonin një sasi të konsiderueshme në drejtim të Greqisë. Policia ka sekuestru...
DURRËS– Në autostratën Tiranë Durrës, një makinë është përfshirë nga flakët.Dyshohet se shkak mund të jetë bërë përplasja me një makinë tjetër apo pr...
DIBËR– Krimi që ndodhi mrbëmjen e djeshme në familjen në Dibër tronditi vendin. Dosja.al mëson se 26-vjeçari Florian Tonuzi, është autori që ka qëll...