Aktualitet

Kërcënoi se do të digjte kutitë e votimit në Fier, 37-vjeçari-Policisë: Djalli do ju rrëmbejë! Jeni organizatë krimina

29 Prill 2021, 08:13 Nga DOSJA
Kërcënoi se do të digjte kutitë e votimit në Fier,

FIER– Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mikel Postolli 37 –vjeçarin që tentoi të digjte fletët e votimit në fshatin Agim në Libofshë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10 kur po bëhej transporti i kutive të votimit nga fshati drejt qytetit të Fierit për t’u numëruar në KZAZ.

Prokurori i çështjes Shkëlqim Sina ka kërkuar arrest me burg për Postolin, ndërsa vetë autori është shprehur në gjykatë pas kërkesës së hetuesit se: Djalli do ju rrëmbejë! Pasi ka mbaruar me prokurorin e çështjes, ka nisur edhe sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.

“Ju jeni një organizatë kriminale mafioze,”-iu është drejtuar efektivëve-37-vjeçari.

Pas deklaratave të bëra në sallën e gjyqit, gjyqtarja Majla Alicani të kërkojë të shtrohet në spitalin psikiatrik për diagnozë, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ditën e zgjedhjeve 37-vjeçari me një shishe molotovi në dorë ka bërë thirrje në afërsi të qendrës së votimit për të djegur kutitë e votimit. Me vete kishte tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet fier mikel postolli fier mikel postolli

Sondazh

Poll