Aktualitet

I vendosi eksploziv në derën e banesës të dënuarit në Orikum, arrestohet 42-vjeçari (EMRI)

29 Prill 2021, 08:47 Nga DOSJA
I vendosi eksploziv në derën e banesës të dënuarit

VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar 42-vjeçarin Ramiz Kutelaj, i cili akuzohet se ka vendosur tritol në banesën e Artan Xhelilit. (Shiko këtu) Ngjarja ka ndodhur më 12.04.2021, në lagjen “Xhenio” në Orikum, ku në banesën e Xhelilit, i cili ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për trafike droge. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 12.04.2021, në lagjen “Xhenio”, Orikum, ku ka ndodhur një shpërthim eksplozivi në banesën e shtetasit A. TH. dhe si pasojë është dëmtuar vetëm dera e banesës. Si  rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: R. K., 42 vjeç, banues në Orikum, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

(k.m/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ramiz kutelaj ramiz kutelaj

Sondazh

Poll