Aktualitet

Grabitet me armë argjendaria në Vlorë, autori qëllon në ajër me plumba manovër, nuk largohet dot! Arrestohet sapo del nga

29 Prill 2021, 09:09 Nga DOSJA
Grabitet me armë argjendaria në Vlorë, autori qëllon në

VLORË– Grabitje me armë zjarri në Vlorë! Rreth orës 11:00 të paradites së sotme, një person i maskuar me me syze dhe kapele ka hyrë brenda një argjendarie dhe nën kërcënimin e një armë tip “shotgun” ka marrë nga biznesni disa bizhuteri me vlerë, që i ka futur në një çantë dhe është larguar me shpejtësi.

Teksa largohej ka qëlluar në ajër disa herë me plumba manovër për të trembur banorët e zonës pasi ka kryer grabitjen, dhe më pas ka hedhur armën. Megjithatë i riu, i identifikuar si Martin Kapllanaj, është prangosur nga Policia, ndërsa është shoqëruar dhe një tjetër person. Por nuk dihet ende roli i tij në grabitje. 

Vetë pronarja e argjendarisë, në dëshminë e saj, ka bërë me dije se kishte qenë me kurriz në momentin kur i riu ishte hyrë në biznes, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë ide se çfarë dhe se sa bizhuteri kishte grabitur i riu.

“Nuk e pashë autorin në fytyrë se isha me kurriz, po mbante një çifte në dorë! U shtrimë përtokë…,”-tha ajo ndwr tw tjera.

Ndërkohë që autori është prangosur, Policia e Shtetit ka vendosur perimetrin e sigurisë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për  zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet argjendaria ne vlore martin kapllanaj vlore grabitet argjendaria ne vlore martin kapllanaj vlore

Sondazh

Poll