Politike

Presidenti i socialistëve europianë uron publikisht Ramën: Ju përgëzoj për fitoren, ne do të vazhdojmë t’ju mbësh

29 Prill 2021, 09:43 Nga DOSJA
Presidenti i socialistëve europianë uron publikisht Ramën: Ju

TIRANË– Presidenti i socialistëve europianë, Sergei Stanishev ka uruar kryeministrin Rama për marrjen e mandait të tretë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në një letër publike drejtuar Ramës, Stanishev shkruan se në emër të socialistëve europianë, e përgëzon për fitoren e së dielës. Ai shkruan se socialistët europianë do e mështesin në rrugën drejt Bashkimit Europian

Letra e Sergei Stanishev:

I dashur Edi, Në emër të familjes së socialistëve europianë, më lejoni t’ju përgëzoj për fitoren e partisë suaj të dielën e kaluar.
Megjithë kontekstin sfidues të COVID-19, Shqipëria arriti të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse në kuadrin e ligjit të ri zgjedhor dhe kjo është një arritje e vërtetë.
Duke parë rezultatin pozitiv, dëshira e votuesve është e qartë. Qytetarët tuaj duan që ju të vazhdoni të ndiqni rrugën europiane dhe zbatoni programin tuaj social-demokrat.
Gjatë viteve të fundit, qeveria juaj ndoqi reformat e nevojshme për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për popullin e saj dhe për të vazhduar rrugën për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën europiane dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të nxitur fillimin e konferencës ndërqeveritare për të hapur negociatat për pranimin. Edhe një herë, pranoni urimet e mia më të ngrohta për këtë fitore.
Me shpresën për t’u takuar së shpejti personalisht. Sergei Stanishev

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sergei stanishev socialistet europiane zgjedhjet 25 prill 2021 sergei stanishev socialistet europiane zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll