Politike

DITA E 2/ Protestë përballë selisë së PD-së për largimin e Bashës nga kryesia, i prin Ibsen Elezi: E vetmja rrugëzgjidh

29 Prill 2021, 09:15 Nga DOSJA
DITA E 2/ Protestë përballë selisë së PD-së

TIRANË– Ditën e sotme janë mbledhur sërish përballë selisë së Partisë Demokratike qytetarët që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së.

Ibsen Elezi ka vijuar edhe ditën e sotme përpara selisë së PD, ku janë mbledhur një numër i konsiderueshëm protestuesish të cilët kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Protestuesit janë shfaqur njëzëri kundër qëndrimit të Bashës në krye të partisë duke thënë se nëse nuk jep dorëheqje atëherë demokratët nga e gjithë Shqipëria do ta tërheqin zvarrë.

“Kjo protestë sa ka filluar. Mos të harrojë Lulzim Basha sepse zemërimi i demokratëve në të gjithë Shqipërinë do bëjë të vijnë ta tërheqin për leckash”– u shpreh njëri prej protestuesve.

Më tej ata kanë shtuar se nëse ka moral Lulzim Basha nuk duhet të pranojë as mandatin e tij dhe se rritja e Partisë Demokratike me 15 mandate krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 nuk është meritë e tij por ka ardhur falë mërzitjes dhe lodhjes së popullit.

“Madje nëse ka moral nuk duhet ta pranojë as mandatin e tij. Rritja me 15 mandate krahasuar me vitin 2017, nuk është meritë e Lulzim Bashës por e popullit që ka qenë i mërzitur nga klikat fashiste të Edi Ramës. Ne kemi ndenjur të heshtur dri tani sepse po shpresonim që të fitonte PD në këto zgjedhje, por tani pas zgjedhjeve ky del e thotë jemi më të fortë se kurrë. Ky n’a ka tradhëtu, unë e kam grisur teserën e partisë time përpara votuesve. Në momentin që një demokrat del e deklaron se ka rritje votash vetëm si pasojë e mërzitjes së popullit. Dua të garantoj dicka që ato vota që i ka PD i ka bio dhe të pa blera”– përfunduan protestuesit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e bashes ibsen elezi proteste te pd doreheqja e bashes ibsen elezi proteste te pd

Sondazh

Poll