Politike

Nard Ndoka dhe Dule zhgënjyen me rezultatin! Kush aleat i Bashës ‘shkëlqeu’ këto zgjedhje, Shpëtim Idrizi ‘kampion’

29 Prill 2021, 08:59 Nga DOSJA
Nard Ndoka dhe Dule zhgënjyen me rezultatin! Kush aleat i Bashës

TIRANË– Pas zgjedhjeve të 25 prillit duket se në Kuvend nuk do të kemi më kreun e Partisë Demokristiane, Nard Ndokën. I renditur i 8-i në listën e Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Ndoka nuk ia ka dalë dot që thyejë herësin duke zhgënjyer edhe me numrin e votave personale të mbledhura, vetëm 228 të tilla.

Po aleatët e tjerë të kryedemokratit Lulzim Basha si kanë dalë? Më mirë nga të gjithë ka dalë Shpëtim Idrizi, që ka siguruar 5611 vota, ndërsa pas tij renditet kreu i Partisë Republikane, i cili renditet i 7 në Tiranë me 4484. Gjithashtu një ndër të preferuarit e publikut është Dashamir Shehu me 4111 votues që e duan deputet në Kuvend. Agron Duka gjithashtu ka marrë mbështetje popullore në Durrës, edhe pse ka vendin e sigurtë, ka marrë 1167 vota.

Sali Shehu, po ashtu ka marrë 1785 vota por nuk kanë mjaftuar për të thyer herësin, e për të hyrë në zonën fituese të Tiranës. Zhgënjim nga të gjithë aleatët e Partisë Demokratike, është dhe Vangjel Dule, i cili ka marrë vetëm 558 vota. I 28-i në listën e Tiranës, Artur Roshi, gjithashtu ka paraqitur një rezultat të dobët me vetëm 287 vota. 

LAJMI KRYESOR: NË KOHË REALE! Numërimi i votave për kandidatët drejt fundit! Përfundon numërimi edhe në Shkodër, Gjirokastër dhe Korçë, Bardh Spahia dhe Ilir Beqaj ngelin jashtë Kuvendit! (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha votat e kandidateve 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha votat e kandidateve 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 07:55

TIRANË– Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka nisur me takimet politike. Herët, mëngjesin e sotëm, ajo ka zbarkuar n...