Politike

Kryeprokurori Olsian Çela kërkon hetim të thelluar të krimit zgjedhor më 25 prill 2021

29 Prill 2021, 09:04 Nga DOSJA
Kryeprokurori Olsian Çela kërkon hetim të thelluar të

TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela ka kërkuar hetim të plotë të incidenteve dhe dyshimeve për manipulim të votës së qytetarëve më 25 prill 2021. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se numri 1. i hetimit në Shqipëri ka kërkuar një hetim të plotë të krimit zgjedhor dhe shqyrtim të të gjitha ankesave të ardhura nga Partitë Politike.

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 ishin të qeta dhe me incidente minimale në ditën e votimit por ankesat nga partitë edhe këtë vit nuk kanë munguar. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Komisariatet 1 dhe 2 të policisë në Tiranë dhe dy kandidatët, Asllan Dogjani dhe Ermonela Felaj kërkojnë pamjet filmike nga KQZ për të parë procesin e numërimit.

PD e LSI akuzojnë PS-në se krijoi një industri elektorale dhe se vota u manipulua jo vetëm duke u blerë, por me një sërë mjetesh që deformuan vullnetin e qytetarëve. Por sërish, rezultati është i qartë. PS është fituese me 74 mandate, PD me 59, LSI me 4 dhe PSD me 3. 

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike krimi zgjedhor 2021 olsian cela krimi zgjedhor 2021 olsian cela

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 07:55

TIRANË– Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka nisur me takimet politike. Herët, mëngjesin e sotëm, ajo ka zbarkuar n...