Kandidati për deputet në Fier: Po tjetërsohen votat, do verifikojmë pamjet filmike
28 Prill 2021, 20:58Nga DOSJA
FIER-Kandidati për deputet në Fier nga aleanca ‘PD-AN’, Nustret Avdullai, ka ngritur një shqetësim në lidhje me procesin e numërimit të votave për kandidatët. Në një prononcim për mediat, Avdullai theksoi se votat po tjetërsohen te KZAZ 57. Më tej, ai tha se disponon materiale filmike që do t’i vendosë në dispozicion për të verifikuar çdo votë. Avdullai gjithashtu tha se të gjithë numëruesit që nuk tregohen korrekt do të ndiqen penalisht.
“Doja të shprehja një shqetësim në lidhje me procesin që vazhdon. Shqetësimi im është për tjetërsimin e votës. I bëj apel numëruesve që do të ndiqen penalisht për çdo veprim abuziv që do bëjnë në tjetërsimin e votës. Unë si përfaqësues i PDIU disponoj të gjithë materialet filmike dhe do t’i vëmë në dispozicion për të verifikuar çdo votë. Ju bëj dhe njëherë apel të jenë korrekt me ligjin. Besoj e kanë të qartë ligjin se çfarë parashikon tjetërsimi i votës.
Shqetësimi konkretisht është për parregullsitë që kemi hasur tek KZAZ 57 dhe mora shkas nga ky shqetësim për t’i paralajmëruar që të jenë të kujdesshëm me ligjin dhe të jene korrekt. Të jenë korrekt deri në fund. Do shikojmë procesverbalin dhe do merremi konkretisht me problemet që kemi hasur aty në një moment të dytë mund t’ju sqaroj për më tepër.
Po e ngre si shqetësim jo vetëm për veten por për të gjithë nuëmruesit, për të gjithë procesin. Numërimi i votave për secilin kandidat duhet të jetë po aq i kudjesshëm siç ishte për të gjitha subjektet. Votat e pavlefshme janë hall më vete. Me gjithë problemet që ka si proces, besoj e keni vënë re të gjithë me gabimet që kanë bërë me votat e pavlefshme që janë shumë. Megjithatë është një gje tjetër që i përket instancave të tjera.
Ky problem është vënë re në përgjithësi. Ky fenomen ka filluar të bëhet shqetësues. Prandaj jam para jush për të ngritur këtë shqetësim”, tha Avdullai.
TIRANË– Blerim Gjeladini nga “Terra marketing” ka shpjeguar në emisionin “Opinion” mënyrën se si kandidatët kanë financuar Facebook gjatë fushatës el...
TIRANË– Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe kandidati për deputet në listën e PD, Mark Marku kanë debatuar ashpër në studion e ‘Open...
TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani e ka konsideruar mundësine e bashkëpunimin mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, si një tradhëti ndaj PD-së. I ft...
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ripostuar mesazhin e Zv.Presidenti të Këshillit Atlantik Damon M. Wilson, i cili ka uruar Kryeministrin Edi Rama...
TIRANË– Kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, Mark Marku ka lajmëruar se brenda vitit Shqipëri do të shkojë në zgjedhje të tjera. I ftuar ...
TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka deklaruar se kryetari i PD-së nuk kishte bërë asnjë logjistikë dhe se i kishte l...