Politike

Bashkëqeverisje Rama-Basha, Nishani: Tradhëtia më e poshtër që mund t’i bëhet PD-së

28 Prill 2021, 20:25 Nga DOSJA
Bashkëqeverisje Rama-Basha, Nishani: Tradhëtia më e poshtër

TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani e ka konsideruar mundësine e bashkëpunimin mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, si një tradhëti ndaj PD-së.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Nishani tha se nëse kjo gjë do të bëhet, demokratët duhet ta çojnë vulën e PD-së te selia e PS-së, dhe të marrin vetë ‘frerët’ e partisë.

Pjesë nga biseda:   

Bledian Koka: Po flitet për një mundësi të bashkëpunimit dhe për një bashkëqeverisje mes zotit Basha dhe kryeministrit Rama, si do e shikonit?

Bujar Nishani: Ajo do ishte tradhëtia, thika më e poshtër dhe më vdekjeprurëse që do t’i bëhej Partisë Demokratike. Atëherë do tu vinte e drejta demokratëve që të bënin atë që u lind për tu bërë, të merrnin vulën e marrë peng nga zoti Basha sot dhe ta çonin te selia e Partisë Socialiste.

(I.A;f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bujar nishani zgjedhjet 25 prill 2021 bujar nishani zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll