Politike

Yuri Kim riposton mesazhin e Zv.Presidentit të Këshillit Atlantik: Qeveria dhe parlamenti i Shqipërisë të vendosin rregull

28 Prill 2021, 20:12 Nga DOSJA
Yuri Kim riposton mesazhin e Zv.Presidentit të Këshillit Atlantik:

TIRANË-  Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ripostuar mesazhin e Zv.Presidenti të Këshillit Atlantik Damon M. Wilson, i cili ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve në 25 prill. Në një postim në Twitter, Willson shkruan se gjeja më e rëndësishme është që të shohësh demokracinë që të funksionojë. Ai gjithashtu ka përgëzuan kreun e Opozitës, Lulzim Basha, duke shkruar se në fushatën elektorale i dha zë shumëkujt. Willson gjithashtu shkruan se në Shqipëri është koha që të dyfishohet rregulli për sundimin e ligjit, reformën zgjedhore dhe për të përmirësuar drejtësinë për qytetarët shqiptarë.   

“Kryesore është të shohësh demokracinë e Shqipërisë duke funksionuar. Ne e përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe Socialistët për fitoren e tyre në zgjedhje. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD Lulzim Basha për udhëheqjen e fushatës së fortë që u dha zë shumëkujt dhe dha shpresë. Tani është koha që qeveria dhe parlamenti i Shqipërisë të dyfishojnë rregullin për sundimin e ligjit, reformën gjyqësore dhe masën anti-korrupsion për të përmirësuar drejtësinë për qytetarët shqiptarë dhe për të mbështetur çështjet për pranimin në BE”, shkroi Willson.

Now is time for Albania government and parliament to double down on rule of law, judicial reform and anti-corruption measure to improve justice for Albanian citizens and bolster case for EU accession.

— Damon M. Wilson (@DamonMacWilson) April 28, 2021

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet 2021/ PD s’e përtyp humbjen, shpresa tek votat e pavlefshme, Alibeaj: Mund të përmbyset gjithçka. LSI: Na kanë tjetërsuar votat. SHBA njeh rezultatin: Përgëzojmë Opozitën dhe kryeministrin Rama

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike damon m. wilson edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 damon m. wilson edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll