Politike

“O Carlo thirri mendjes”, sërish sherr në studio, nuk përmbahet Mark Marku për patronazhistët: E ngatërron faktin me q

28 Prill 2021, 20:52 Nga DOSJA
“O Carlo thirri mendjes”, sërish sherr në studio, nuk

TIRANË– Mark Marku dhe Carlo Bollino janë përplasur ashpër mbrëmjen e sotme. Teksa ishin të ftuar në “Open” për çështjen e patronazhistëve, Bollino tha se edhe PD-ja ka pasur, pasi ai vetë i ka publikuar me emra.

Nga ana tjetër, Marku tha se Bollino duhet t’i thërrasë mendjes sepse në thelb ka rëndësi integrimi i Shqipërisë në BE, që sipas tij ka mbetur pas pasi janë zbuluar vjedhje në zgjedhje.

Pjesë nga biseda:

Carlo Bollino: OSBE ODIHR ka harruar të tregojë se është publikuar edhe lista e patronazhistëve të PD. E kemi publikuar ne dhe shumë të tjerë.

Mark Marku: Problemi nuk qëndron se kemi apo jo patronazhist. Të dhënat e PS janë vjedhur nga e-albania. E ngatërron faktin me qëllimin. Nuk blihen 200 mijë votues, por diferenca që con tek mandati.

Carlo Bollino: Ju me këto përralla mendoni se ju dëgjojnë ndërkombëtarët me “Rama ik”. Këto janë përralla që ndërkombëtarët nuk i dëgjojnë fare. Është e ditur.

Mark Marku: Për shkak se u zbuluan vjedhje, Shqipëria nuk hyri në Europë.

Carlo Bollino: Iku kjo.

Mark Marku: Po na ikën dhe 10 vjet duke pritur. O Carlo thirri mendjes. Aq shumë të kanë zënë shërbimet ndaj Ramës sa thua na ikën. Je dhe gazetar italian o burrë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike carlo bollino mark marku zgjedhjet 25 prill 2021 carlo bollino mark marku zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll